Bebe Rexha shënon një tjetër sukses, del triumfuese në MTV ‘VMA 2019’

Mediale Vip

Bebe Rexha shënon një tjetër sukses, del triumfuese në MTV ‘VMA 2019’

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 08:37
Bebe Rexha

Bebe Rexha ka fituar çmimin e saj të parë ‘VMA’ në kuadër të MTV.

Bebe Rexha ishte një nga emrat kryesorë në natën e djeshme New Jersey ku është organizuar ndarja e çmimeve të MTV ‘Video Music Awards’.

Këngëtarja shqiptare ishte e nominuar për tre çmime ‘Song of the summer’ me ‘Call you mine’, dhe dy nominimet e tjera për ‘Video Dance’ njëra me këngën ‘Say my name’ dhe tjetra me ‘Call you mine’.

Nga tre nominimet shqiptarja doli triumfuese në ‘Video Dance’ me këngën ‘Call you mine’ një bashkëpunim ky me dyshen Chainsmokers.

Me këtë rast Bebe shfrytëzoi mundësinë për t’i falënderuar mbështetësit e saj dhe The Chainsmokers për bashkëpunim që doli fitues në ‘VMA-s 2019’.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

When you win your first @vmas Thank you @mtv thank you @thechainsmokers ?????? love my fans

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat