Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

Mediale Vip

Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 22:24
Sophia Loren dhe Carlo Ponti

Shanset se fati do t’jua sjell “personin e duhur” janë 1 në 562.

Edhe nëse jeni mjaftueshëm me fat për ta takuar këtë person, nuk dihet se sa shumë do t’ju zgjas dashuria.

Por, mos mendoni menjëherë se nuk do t’ju zgjatë shumë.

Dashuria mund të qëndrojë e gjallë për 20, 30 apo edhe më shumë vite.

Megjithëse mund të keni dyshime për këtë, ne jemi të gatshëm t’ju sjellim dëshmi se këto fjalë janë të vërteta duke jua treguar historinë e dashurisë mes Sophia Loren dhe Carlo Pontit – dashuri e cila ka zgjatur gjysmë shekulli!

Sophia Loren e kishte njohur dashurinë e jetës së saj, Carlo Pontin, si një vajzë 16-vjeçare. Por, fillimisht ai ka qenë vetëm regjisor për të.

Ai u interesua për trajnimin e saj: e mësoi si të sillet, si ta largojë theksin, e ka nxitur të lexojë libra për artin dhe ka insistuar që ajo ta mësojë gjuhën angleze. Ai e ka mbrojtur dhe është kujdesur për të.

Kështu, shumë shpejt ndjenja të forta i kanë pushtuar që të dy, pavarësisht diferencës prej 22 viteve në moshë. Ishte dashuria ajo që iu ka ndihmuar t’i tejkalonin shumë pengesa drejt lumturisë.

Testi i parë kishte qenë se Carlo Ponti kishte qenë i martuar dhe i kishte pasur 2 fëmijë. Atë kohë, kishte qenë e domosdoshme të merrej leje nga Vatikani për t’u shkurorëzuar. Por, askush nuk kishte dashur t’ia jepte atij lejen, kështu që ata dy është dashur të udhëtonin diku. Ata kishin shkuar në Meksikë në vitin 1957, ku Ponti ishte shkurorëzuar nga gruaja e tij dhe ishte martuar me Loren. Tani dukej se asgjë nuk mund t’i pengonte për të qenë të lumtur.

Megjithatë, posa ishin kthyer në shtëpi, çifti i porsamartuar ishin ballafaquar me probleme të reja. Në Itali, martesa e tyre nuk njihej si legale. Ponti ishte akuzuar për bigami dhe Lauren për bashkëjetesë ilegale. Ata nuk e kishin pasur as të drejtën për të dalë bashkë në publik. Duke mos dashur t’i ndjekin rregullat e shoqërisë dhe t’i vënë fund lidhjes, çifti ishte larguar nga shteti dhe kishin jetuar në azil për shumë vite, ndërsa kishin provuar ta rikthenin drejtësinë.

Përpjekjet për ta zgjidhur këtë problem kishin qenë të pasuksesshme dhe në fund çifti kishin shkuar në Francë për të marrë shtetësinë franceze. Ish-gruaja e Pontit është dashur që gjithashtu ta merr nënshtetësinë franceze për t’u shkurorëzuar nga Ponti. Dhe, më në fund, në vitin 1966, Sophia dhe Carlo ishin martuar prapë. Këtë herë, martesa e tyre kishte qenë zyrtare!

Por Loren nuk kishte dashur që thjesht të ishte një grua e martuar, ajo kishte dashur të kishte një familje me fëmijë dhe kishte ëndërruar të bëhej nënë. Fatkeqësisht, kjo nuk kishte qenë edhe e lehtë. Aktorja kishte pasur 2 shtatzëni të dështuara, pas së cilave iu ishte nënshtruar trajtimeve hormonale. Dhe, ato ia kishin vlejtur.

Sophia kishte mbetur shtatzënë në moshën 34 vjeçare dhe i kishte ndjekur këshillat e doktorëve për të jetuar në një dhomë hoteli në Gjenevë për muaj të tërë. Me 29 dhjetor të vitit 1968, ajo e kishte lindur djalin e tyre të parë, Carlo Ponti Jr. Pas 4 viteve, me 6 janar të vitit 1973, ajo e kishte lindur edhe djalin e dytë Edoardo Ponti.

Carlo Ponti kishte qenë burri i saj, shoku, babai, regjisori dhe dashnori. Ai e kishte formësuar atë në personin që ajo kishte qenë, dhe së bashku iu kishin bërë ballë të gjitha sfidave. Ata kishin qenë të lumtur, të dashuruar me njëri-tjetrin dhe kishin qenë së bashku për gjysmë shekulli – deri në momentin kur në vitin 2007 Carlo Ponti kishte vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat