Lumturia u lexohet në sy, Miley dhe Kaitlynn hedhin një hap të rëndësishëm në lidhjen e tyre

Mediale Vip

Lumturia u lexohet në sy, Miley dhe Kaitlynn hedhin një hap të rëndësishëm në lidhjen e tyre

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 20:07
Miley dhe Kaitlynn

Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter janë çifti i ri i showbiz-it që e kanë bërë publikun të ndahet në dy pjesë - ata që janë të lumtur për lidhjen e tyre dhe ata që janë zemërthyer për Liam-in. Liam ka bërë kërkesën për divorc, ndërsa Miley duket shumë e lumtur me jetën e re që ka nisur. Vajzat jo vetëm që po ndihen shumë mirë me lidhjen e re, por kanë hedhur një hap shumë të rëndësishëm. Sipas burimeve për People, Miley dhe Kaitylnn po bashkëjetojnë.

“Ato jetojnë bashkë dhe janë shumë të lumtura. Miley është shumë mirë, po ecën para. Duket se nuk ka asnjë pendesë. Ajo adhuron të kalojë kohë me Kaitlynn”, -është shprehur burimi, i cili ka shtuar se vajzat kalojnë shumë kohë me njëra-tjetrën pas ditëve të lodhshme.

Ato kanë vetëm tri javë që frekuentohen, por duket se gjërat po ecin shumë shpejt. Siç është shprehur edhe një burim për “Us Weekly”, ato janë njësoj, prandaj merren vesh shumë mirë me njëra-tjetrën. Miley adhuron shpirtin e lirë, jo paragjykues dhe humorin e saj. Me sa duket, vajzat janë më të dashuruara se kurrë dhe historia e Miley-t dhe Liam-it ka mbetur në të shkuarën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat