Gratë e familjes mbretërore nuk lejohet të mbajnë diamantë para orës 6 pasdite

Mediale Vip

Gratë e familjes mbretërore nuk lejohet të mbajnë diamantë para orës 6 pasdite

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 20:19
Kate Middleton

Familja mbretërore ka rregulla të çuditshme dhe ky nuk është një sekret. Protokolli mbretëror ndonjëherë është shumë strikt dhe i pakuptueshëm, por duhet zbatuar nga çdo pjesëtar i familjes. Së fundmi, Myka Meier, një eksperte e etikës mbretërore ka zbuluar një tjetër rregull mbretëror, që për ne njerëzit që s’kemi lidhje me mbretërinë, është paksa i çuditshëm.

Grave të familjes mbretërore nuk u lejohet të vendosin bizhuteri diamanti para orës 6 të pasdites. Bizhuteri të tjera si ato metalike, perla, gurë etj., mund të përdoren edhe para orës 6, por diamantët dhe bizhuteritë që shkëlqejnë shumë nuk mund të përdoren para kësaj ore. Kjo gjë bëhet në mënyrë që bizhuteritë të mos tërheqin vëmendjen e njerëzve.

Meghan, që njihet për thyerjen e protokollit, është munduar ta respektojë këtë rregull. Themi “është munduar”, pasi kemi parë që gjatë ditës ajo vendos bizhuteri diamanti, por nga ato minimalistet, ato që bien më shumë në sy i vendos në mbrëmje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat