Fejohet e veja e Chester Bennington

Mediale Vip

Fejohet e veja e Chester Bennington

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 18:31
E veja e Chester Bennington

Më shumë se dy vjet pas vdekjes së tij, e veja e Chester Bennington, po fillon një kapitull të ri.

Talinda Bennington, e cila ishte e martuar me këngëtarin kryesor të grupit Linkin Park, njoftoise është fejuar të premten.

Ajo bëri një postim të gjatë në Instagram ku edhe e zbuloi lajmin por tha se Chester ka një vend të pashlyeshëm në zemrën e saj.

“Jam shumë e lumtur që të njoftoj fejesën time me Michael F. Unë jam këtu për të thënë që ju mund të gjeni dashurinë pas tragjedisë. Se një vdekje e një shoku shpirti nuk do të thotë vdekje për ju. Unë do të vazhdoj ta nderoj Chester dhe të vazhdoj misionin e jetës time për ta bërë vdekjen e tij jo më kot”, shkroi ajo.

Chester dhe Talinda ishin të martuar për më shumë se një dekadë dhe kishin tre fëmijë bashkë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat