Dajana, Besi dhe Zogu rikthehen sërish, moderatorja zbulon ku do i shohim - Bota Sot
Dajana, Besi dhe Zogu rikthehen sërish, moderatorja zbulon ku do i shohim

Mediale Vip

Dajana, Besi dhe Zogu rikthehen sërish, moderatorja zbulon ku do i shohim

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 07:49
Dajana, Besi dhe Zogu

Largimi nga emisioni i mëngjesit i Dajana Shabanit, Besmir Metanit dhe Hermes Nikaj, i njohur nga të gjithë si Zogu bëri bujë.

U fol gjatë se ata nuk do të jenë më pjesë e Ora News, por këtë të martë, Dajana ka zbuluar se ku do i shohim.

Duke postuar një fotografi të të treve në Instagram, ajo i fton ndjekësit që të bëhen gati, pasi do i shohin në mbrëmje të tre dhe sërish në Ora News.

Image

“Jeni gati për surprizën e radhës? Nuk e kemi mbaruar ende misionin tonë. Rikthehemi së shpejti në ekranin e madh Ora me një projekt të ri, orar i ri… Ne të tre; unë, Besmiri, Hermesi.

P.s ju flm të gjithëve, sepse jemi falë jush dhe një super falenderim për Ora News, që mbështet pa kursim, idetë tona”, shkroi Dajana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...