I ati tha se “tregu muzikor është bordello”, Kejsi nuk i kursen kritikat për Sabianin, i duket edhe pak “demode”

Mediale Vip

I ati tha se “tregu muzikor është bordello”, Kejsi nuk i kursen kritikat për Sabianin, i duket edhe pak “demode”

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 06:26
Kejsi dhe Sabiani

“Tregu muzikor njëherë është bordello. Është bërë një rrëmujë, një gjë e zymtë që as vetë nuk po e kuptoj. Shpirti shitet me lekë, çdo gjë është kundrejt parasë. Nuk jam kundra që çdo gjë të blihet me lekë, por jo deri të shpirti!”, tha pak kohë më parë këngëtari Sabiani.

Ai sot jo vetëm sqaroi deklaratën e bujshme se showbiz-i shqiptar është një bordello e madhe, por tregoi edhe më shumë për marrëdhëniet me të bijën, Kejsin, temë kjo që gjithnjë ka ngjallur interes për mediat.

I ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Sabiani tregoi se Kejsin e konsideron më shumë si motër të vogël se sa si të bijën, pasi ia kanë dalë që të kenë një marrëdhënie të sinqertë, ku çdo gjë e thonë hapur dhe toleranca nuk mungon asnjëherë.

Nga ana tjetër këngëtari pranoi se e bija nuk ia kursen as kritikat, sidomos kur bëhet fjalë për pamjen e jashtme, për të cilën dhe ai vetë tha se nuk është shumë krenar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat