Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij sërish prindër, Monika pozon me barkun e rrumbullakosur - Bota Sot
Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij sërish prindër, Monika pozon me barkun e rrumbullakosur

Mediale Vip

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij sërish prindër, Monika pozon me barkun e rrumbullakosur

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 20:24
Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij

Lajme të reja duket të ketë edhe nga familja e Lorik Canës e cila shumë shpejt do të shtohet me një tjetër anëtar të ri.

Monika, bashkëshortja e ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare është shtatzënë dhe një gjë të tillë e ka zbuluar vetë përmes një postimi në rrjete sociale me barkun e rrumbullakosur krah Lorikut.

Katër vite pas ardhjes në jetë të Bojkenit, familja është gati që të shtohet.

Planet për zgjerim të familjes, Loriku i kishte thënë vitin e kaluar në intervista për televizionet shqiptare me ç’rast ishte shprehur se ka dëshirë që të bëhen me një vajzë të cilës i kanë gjetur edhe emrin, Enkelejda.

Mbetet të shihet nëse Bojkeni do të bëhet me motër apo vëlla. Aktualisht, na mbetet t’i urojmë Monikës një shtatzëni të rehatshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...