Jennifer Aniston është detyruar të humbasë 13 kilogramë për t’u bërë pjesë e “Hollywood-it”

Mediale Vip

Jennifer Aniston është detyruar të humbasë 13 kilogramë për t’u bërë pjesë e “Hollywood-it”

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 07:34
Jennifer Aniston

Jennifer Aniston i është dashur të bëjë disa kompromise, përpara se të bëhej pjesë e “Hollywood-it”. Së fundmi është mësuar se aktorja ka mbajtur një dietë strikte për të fituar rolet që donte të kishte në filma. Sipas një libri të ri, “Generation Friends: An Inside Look at the Show That Defined a Television Era”, në nder të 25-vjetorit të serialit “Friends”, Aniston është detyruar nga agjenti i saj për të humbur disa kilogramë.

 

“Ajo duhej të humbiste 13.6 kilogramë nëse donte të qëndronte në ‘Hollywood’. Los Angeles ishte një vend i ashpër për të qenë një aktore, ishte një vend i ashpër për të qenë një grua”, shkruan Saul Austelitz në librin e tij. Këtë gjë Jennifer e ka treguar edhe në një intervistë ekskluzive për “Rolling Stone”. “Unë konsumoja shumë sanduiçe me majonezë. Majonezë në bukë të bardhë, gjëja më e shijshme në botë. Por agjenti im u tregua i drejtpërdrejtë. Gjëja më e mirë që ai bëri… Gjëja e shpifur e ‘Hollywood-it’, unë nuk isha duke fituar punë, sepse isha e shëndoshë. Megjithatë duhet thënë se dieta ime ishte e tmerrshme. ‘Milk shake’ dhe patate të skuqura me lëng mishi. Ai ishte një fillim i mirë për të nisur e për t’i kushtuar më shumë rëndësi”, ka rrëfyer Aniston në 1996. Menjëherë pasi humbi kilogramët aktorja fitoi rolin në serialin ‘Friends’, i cili u transmetua nga viti 1994 deri në 2004. Tashmë Jennifer është ylli i televizionit dhe shumë shpejt pritet të rikthehet me një serial të ri “The Morning Show” pas 15 vitesh mungesë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat