Rudina Dembacaj ndahet nga bashkëshorti? Ja si shprehet aktorja - Bota Sot
Rudina Dembacaj ndahet nga bashkëshorti? Ja si shprehet aktorja

Mediale Vip

Rudina Dembacaj ndahet nga bashkëshorti? Ja si shprehet aktorja

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 15:22
Rudina Dembacaj dhe Aleksi

Moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me bashkëshortin e saj Aleksin, me të cilin ka edhe një vajzë.

Rudina është martuar me Aleksin në qershor të vitit 2016 por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Aludimet për ndarjen e çiftit nisën pasi aktorja nuk kishte publikuar asnjë foto më, me bashkëshortin e saj. Fotoja e fundit me Aleksin është e vjeshtës së kaluar, ndërkohë që në raport me aktivitetin e saj social dhe publikimet e mëparshme kjo gjë ngjalli dyshime. Madje ajo as nuk e ka përmendur nëpër intervista, siç bënte më parë, ku nuk linte moment pa deklaruar se sa e dashuruar ishte me të.

Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi në shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleksi nuk u duk gjëkundi. Nga një kërkim i thjeshtë në profilin e saj në Instagram, shihet fotoja e fundit me bashkëshortin i përket tetorit të kaluar.

Kaq u desh dhe mediat nisën të flasin për ndarjen e aktores dhe madje thuhet se shkak është bërë tradhtia, një lidhje e Dembacaj me një ish-deputet. Akrotja është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.

Gazeta Shqiptare kontaktoi me aktoren, e cila nuk mohoi lajmin, por tha se do të fliste në një moment tjetër për të gjithë historinë. Kujtojmë se Rudina dhe Aleksi ishin ndër çiftet më simpatike në rrjetet sociale, duke na prezantuar copëza të së përditshmes tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...