Dhjetë ditë pas lindjes, vdes nipi i Snoop Dogg

Mediale Vip

Dhjetë ditë pas lindjes, vdes nipi i Snoop Dogg

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 11:09
Snoop Dogg

Nipi i Snoop Dogg ka vdekur dhjetë ditë pas lindjes

Djali i madh i reperit, Corde Broadus, dha lajmin në një postim në rrjete sociale, të premten, shkruan The Independent.

“Djali im Kai solli kaq shumë dashuri dhe pozitivitet në këtë botë,” shkroi Broadus në Instagram.

“Energjia e tij do të jetojë dhe këto 10 ditë dashuri do të jenë gjithnjë të veçanta për ne. Le ta çmojmë të gjithë jetën dhe ata që i duam ndërsa jemi këtu. Faleminderit”, shtoi ai.

Foshnja lindi më 15 shtator dhe vdiq më 25 shtator, sipas postimit të babait.

Snoop – emri i vërtetë, Calvin Cordozar Broadus Jr – nuk ka komentuar publikisht për vdekjen. Broadus, 25 vjeç, ka dy fëmijë të tjerë: një vajzë të quajtur Eleven dhe një djalë të quajtur Zion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat