Rozana Radi tregon si e ndoqën me makinë pas koncertit në Vlorë

Mediale Vip

Rozana Radi tregon si e ndoqën me makinë pas koncertit në Vlorë

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 14:35
Rozana Radi

Rozana Radi mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun, por prej vitesh ajo ka hequr dorë nga koncertet dhe ka një arsye për këtë.

Rozana ka hequr dorë nga koncertet pas një ngjarjeje të pakëndshme që siç tregon i ka lënë pasoja në jetë.

Në një intervistë për “Glamour Zone” këngëtarja ka treguar se dikur fansat e kanë ndjekur me makinë pas një koncerti në Vlorë.

“Nuk dua të prek asnjeri por janë disa fansa që kanë dëshirë të jenë ‘non stop’ me mua dhe e kam kohën shumë të limituar. Një ndër arsyet që e kam ndërprerë muzikën dhe nuk shkoj më nëpër koncerte është dhe arsyeja e fansave. Unë e kam lënë pas një koncerti në Vlorë, në të cilën ishin mbledhur disa fansa të mi. Pasi bëra foto, i përshëndeta, ndejta me ta, u nisa drejt Tiranës dhe e kisha të pamundur sepse filluan të më gjëmonin mbrapa me makinë dhe më krijoi një si tip paniku.

Atë natë, ne kemi qenë tre vajza. Ishin dy shoqet e mia që më shoqëronin dhe unë, e u bë pak e tepërt, krijoi panik gjëja. Kjo më ka krijuar një gjë jo të mirë dhe më ka lënë pasojë në jetën time”, tregoi Rozana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat