Elhaida Dani shënon një tjetër sukses, këngëtarja emocionohet nga publiku: Një ëndërr

Mediale Vip

Elhaida Dani shënon një tjetër sukses, këngëtarja emocionohet nga publiku: Një ëndërr

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 15:07
Elhaida Dani

Këngëtarja  Elhaida Dani, e cila është shumë e dashur për publikun shqiptar, vazhdon me sukseset e saj nëpër vende të ndryshme të Europës. Nata e kaluar e ka gjetur në Verona, arena e së cilës ka patur shumë pjesëmarrës, për të ndjekur një nga veprat më të bukura të gjithë kohërave “Notre Dame de Paris”. Elhaida luan rolin e Esmeraldës dhe ka mahnitue publikur e gjerë me potencialin e saj të padiskutueshëm. Vetë Elhaida e ka cilësuar si magji këtë natë. “A ndodhi vërtet? Një ëndërr”, shkruan këngëtarja në foton e publikuar në “Instagram”, ku duket kasti duke përshëndetur pjesëmarrësit e shumtë. Kujtojmë se në Itali Elhaida është mjaft e njohur, për arsye se pak vite më parë fitoi kompeticionin e rëndësishëm në këtë vend “The Voice”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat