Situata qenka kaq e keqe në familjen mbetërore, saqë Harry dhe Meghan do të largohen nga Anglia

Mediale Vip

Situata qenka kaq e keqe në familjen mbetërore, saqë Harry dhe Meghan do të largohen nga Anglia

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 19:31
Meghan Markle dhe Princi Harry

Siç ju bëmë të ditur dje, aktualisht marrëdhënia mes familjes mbretërore me çiftin Harry-Meghan është shumë e acaruar dhe kjo për shkak të veprimit të fundit të Harry-t. Princi publikoi një letër akuze ndaj disa prej tabloidëve më të njohur britanikë, të cilët kanë sulmuar vazhdimisht Meghan-in, por situata u bë e padurueshme kur ata publikuan letrën që dukesha i kishte nisur të atit.

Familja mbretërore e kishte këshilluar Harry-n të priste për publikimin e letrës, por princi bëri të kundërtën. Për këtë arsye marrëdhënia mes çiftit Sussex dhe pjesës tjetër të familjes është shumë e acaruar. Madje, sipas korrespondetit mbretëror të Daily Express, Richard Palmer, asnjë nga pjesëtarët e familjes mbretërore nuk e mbështet më Harry-n dhe Meghan-in, pasi ndihen të turpëruar nga ata.

Së fundmi, një burim për Us Weekly ka bërë të ditur se, për shkak të kësaj situate, Harry dhe Meghan po mendojnë të largohen nga Anglia për t’u zhvendosur në Kanada. Nuk e dimë për Harry-n, por për Meghan-in jetesa në Kanada nuk është diçka e re, pasi ajo ka jetuar në Toronto gjatë xhirimeve të serialit “Suits”.

Ndoshta në të ardhmen marrëdhënia e çiftit me pjesën tjetër të familjes do të përmirësohet, por tani për tani ata po mendojnë të distancohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat