Dafina Zeqiri ka uruar komunitetin “LGBT” për paradën.
Dje (e enjte) në Prishtinë, komuniteti “LGBT” ka organizuar “Paradën e Krenarisë”.
Këngëtarja Dafina Zeqiri, përmes një postimi në InstaStory, ka uruar këtë komunitet për paradën.
“Urime Parada e Krenarisë Prishtinë”, ka shkruar ajo, duke ndarë edhe një foto nga organizimi i ditës së djeshme.
Për ndryshe, Dafina është aktive me koncerte dhe këngë të reja, të cilat priten mirë në publik.