Ka munguar prej 4 vitesh, rikthehet në muzikë këngëtarja shqiptare

Mediale Vip

Ka munguar prej 4 vitesh, rikthehet në muzikë këngëtarja shqiptare

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 09:16
Jehona Sopi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jehona Sopi, dikur ka qenë shumë aktive në muzikë dhe këngët e saj pëlqeheshin shumë nga publiku. Mirëpo për plot 4 vite ajo u tregua shumë pasive, duke mos sjellë asnjë projekt të ri.

Po ashtu këngëtarja është treguar e tërhequr dhe nga jeta publike.

Burime për ‘Prive’ kanë zbuluar se Jehona ka vendosur t’i rikthehet muzikës madje shumë shpejt do të dëgjojmë një këngë të re nga ajo.

Ky lajm padyshim që do e lumturojë shumë publikun pasi zëri i saj i ka munguar për një kohë të gjatë.

Jehona është gati të rikthehet me një projekt të punuar nga Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku.

Image

Xhirimet e videoklipit pritet të nisin këto ditë dhe kënga mendohet të kthehet në hit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat