E bija e akuzon gjithmonë; Gent Zenelaj rregullon gabimin ‘live’ në program! - Bota Sot
E bija e akuzon gjithmonë; Gent Zenelaj rregullon gabimin ‘live’ në program!

Mediale Vip

E bija e akuzon gjithmonë; Gent Zenelaj rregullon gabimin ‘live’ në program!

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 16:13
Gent Zenelaj

E vogla e shtëpisë në familjen Zenelaj, duket se ka një ankesë për babain e saj të famshëm, dhe nuk ka nguruar aspak t’ja shprehë hapur babi Gentit diçka që ajo nuk pëlqen tek ai.

Teksa e sheh çdo natë nga ekrani, Aria katër vjeçare ka një ankesë në drejtim të të atit që ka të bëjë më faktin se ai nuk i flet së bijës nga ekrani.

Në puntatën e së hënës në “Dance Ëith Me”, Genti i kërkoi Alketës pak minuta për t’ja kushtuar të bijës, duke ja plotësuar dëshirën për t’i folur asaj nga ekrani.

“Alketa meqë ishim tek fëmijët, të lutem mund ta shfrytëzoj 3 minuta produksionin tënd që të bëj një përshëndetje të vogël sepse ajo më akuzon gjithmonë se nuk i flas nga ekrani dhe gjithmonë më shan se vjen vonë dhe nuk e di ku ishe. Është Aria, vajza ime katër vjeç. Aria, zemra babit të dua shumë. Babi është në punë dhe do vijë për pak të të lexojë një përrallë”; i tha Zenelaj të bijës e cila me siguri është gëzuar shumë teksa ka parë babin duke I folur nga ekrani.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat