Flori fotografohet në të njëjtin vend me këtë këngëtare

Mediale Vip

Flori fotografohet në të njëjtin vend me këtë këngëtare

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 12:10
Flori Mumajesi

Një fotografi bardh e zi e Flori Mumajesit, e realizuar në mënyrë profesionale ka ngjallur shumë debat në rrjete sociale.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

Imazhi duket të jetë shkrepur në po të njëjtin vend, nga po e njejta dorë, ajo e fotografit Ergys Zhabjaku me një tjetër imazh të postuar në rrjete sociale nga këngëtarja Arilena Ara.

 

Kaq ka mjaftuar që mes ndjekësve në rrjete sociale të lindin bindjet mbi ndonjë bashkëpunim të ri që mund të na sjellin dyshja në javët në vazhdim.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by T H R E E D O T S ♥ ♥ ♥ (@threedotsfanpage) on

Flori dhe Arilena, forcat i patën bashkuar edhe në ‘Nallane 3’ që rezultoi një sukses i madh andaj një duet mes emrave të tillë nuk tingëllon në asnjë moment si ide që duhet hedhur poshtë.

Aktualisht, na mbetet vetëm të presim për të parë nëse rikthimi i Flori Mumajesit pas disa muajsh pauzë do të sjellë një projekt të tillë me miken e tij, Arilena Arën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat