Dalin pamjet, Roberti e Nora ‘kapen’ bashkë - Bota Sot
Dalin pamjet, Roberti e Nora ‘kapen’ bashkë

Mediale Vip

Dalin pamjet, Roberti e Nora ‘kapen’ bashkë

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 19:27
Roberti dhe Nora

Edhe pas gati dy muaj pas ndarjes se tyre, Robert Berisha dhe Nora Istrefi ende shihen së bashku.

Më 25 gusht, Robert Berisha pranoi publikisht ndarjen nga Nora Istrefi, duke thënë se arsye kryesore në këtë ndarje ishte mungesa e dashurisë, derisa shkaqe të tjera ata nuk kishin dhënë.

Këngëtari tregoi se martesa e tyre kishte marrë fund dhe shkak ishte bërë mungesa e dashurisë.

“Portale të nderuara dhe ju fansa! Ju kam premtuar që keni për ta marr vesh prej meje e s’keni nevojë të lodheni e me kliku në çdo titull që e bëjnë portalet. Është punë e tyre dhe mjeshtri e gazetareve qe dinë me nxjerr ashtu titujsh…Unë edhe Nora nuk jemi më bashke, por gjithë jetën do jemi babi dhe mami i Renees, loçkës tonë…dhe shokë të mire deri ne vdekje.

Nëse nuk ka më dashni mes një çifti, nuk dmth të bëhesh armik e t’ja kthesh shpinën. Bëhuni pozitiv e qeshni sa më shumë edhe respektojeni edhe atë qe s’ju do të mirën se sen s’bohet. Përmes këtij postimit @noraistref e falënderoj shumë që ma ka pru në jetë një fëmijë si Renee…edhe shumë kujtime të bukura prej 2006…Noriq -Tkom borxh tan jetën. I wish you all the best”, shkruante Roberti.

Por ndonëse ata nuk do të ishin më bashkë si çift, Roberti shtoi se për shkak të vajzës ata ruajnë marrëdhënie mjaft të mira dhe këtë e dëshmojnë edhe këto pamje të publikuara nga “Prive.al”.

Në video shihet se Nora bashkë me Erën dhe DJ Red, janë shoqëruar për në aeroport nga Roberti dhe nuk dihet ende destinacioni i fluturimit.

Ndërkohë para kësaj video Nora kishte thënë për emisionin Prive se nuk ka çfarë të shtonte për ndarjen e tyre.

“As edhe një gjë s’kam çfarë të shtoj. Vetëm i uroj gjithë të mirat”, thënë Nora duke qeshur.

Sidoqetëjetë mediat disa herë kanë raportuar se çifti janë parë bashkë në vende të ndryshme, edhe pse nuk dihet se a janë duke kërkuar ribashkimin ata apo jo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat