Jashtë imagjinatës suaj, çfarë bën nga xhelozia për bashkëshortin Juliana Pasha

Mediale Vip

Jashtë imagjinatës suaj, çfarë bën nga xhelozia për bashkëshortin Juliana Pasha

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 06:34
Juliana Pasha

Kush e kishte menduar që një natyrë aq e qetë sa Juli, të ishte xheloze dhe çfarë xhelozeje se…. E besoni dot që Juliana Pasha kontrollon kamerat e sigurisë nëse nuk është me Altinin? Ja që këtë e pranoi vetë këngëtarja publikisht nga studio e “E Diell” pasditen e sotme, në një bisedë me Ervin Kurtin dhe Fjoralba Ponarin për raportin e saj të gjatë me Altinin.

Meqenëse për shumë vite janë mësuar të jenë gjithmonë pranë njëri-tjetrit, nëse ndodh që janë të ndarë, fillon kontrolli. Xhelozë, sipas Julit, janë të dy, por nëse Altini është shumë xheloz, por i qetë, ajo e shpreh xhelozinë më e acaruar…

“Altini është xheloz, është shumë xheloz, po nuk e shpreh me nerva. Nuk është nga ata njerëz që nevrikosen. Çuditërisht, Altini është shumë i duruar...”

Po si e ruan?

“Kur jemi në skenë zakonisht, është si rojë, i shikon të gjithë njerëzit me radhë “ka ndonjë që ma ngacmon gruan apo jo? Dhe unë që nuk kam ç’bëj, sepse unë jam në skenë dhe detyra ime është që, së pari, ta shikoj të gjithë publikun, e kam parim që duhet ta shikoj të gjithë publikun për të kuptuar se si ndihen, po kënaqen apo nuk po kënaqen…” – justifikon veten këngëtarja, por kur është fjala për xhelozinë e saj, ndihet pak e zënë ngushtë.

“Unë acarohem e para… ,- nis të tregojë Juli për vete,- ai nuk acarohet, unë acarohem shumë. Si e kontrolloj unë? Aty te restoranti ynë kemi ca kamera ne. Kur nuk jam te restoranti, jam 24 orë te kamerat. Shikoj Altinin të ulur në tavolinë, sidomos kur ka vajza, e marr direkt në telefon. Ça po bën, i them. Po ja, më thotë, me shoqëri… Me cilën shoqëri? Me këtë, me këtë… Po aty pse je ulur i them unë… Po jo, se s’ka asgjë…” – tregon këngëtarja dhe nis të qeshë, si për të treguar se, ndoshta, edhe xhelozia e saj, mundet ndonjëherë të jetë e pavend...

Kush e kishte menduar Juli Pashën xheloze? As ju apo jo?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat