E jashtëzakonshme, mblidhen 1 milion dollarë nga nisma e “Fundjavë Ndryshe”

Mediale Vip

E jashtëzakonshme, mblidhen 1 milion dollarë nga nisma e “Fundjavë Ndryshe”

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 13:39
Pamje nga termeti

Shqiptarët më të bashkuar se kurrë më parë, kanë dhuruar 1 milion dollarë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Nisma e organizuar nga Arbër Hajdari dhe Mozzik në kuadër të “Fundjavë ndryshe”, ka shënuar rezultat të jashtëzakonshëm, shkruan lajmi.net.

Për më pak se 24 orë, shqiptarët vullnetmirë kanë dhuruar 1 milionë dollarë, për t’iu dalë në ndihmë vëllezërve në Shqipëri.

Lajmin e bëri të ditur Mozzik përmes një postimi emocionues, ku mesazhi kryesor i tij ishte “bashkë ia dalim”.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I MOZZIK, PA NDËRHYRJE:

“Arritëm diçka qe se kemi bërë kurrë së bashku !!!!
Arritëm 1 milion dollarë para së bashku ,për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri.
O Shqiptarë kurrë më të bashkuar nuk iu pasna pa,lus Zotin të jemi gjithmonë kshtu në këtë ritëm !
Fshehurazi pom rrjedhin lotët , lot dhimbje për humbjen e viktimave,për trishtimin qe e panë sytë e njerëzve..e ai loti i fundit po më jep shije krenarie e gëzimi,po ma zbërthen fjalën ” Bashkë ia dalim”
Jeta ka sprova të shumta,çdo ditë e kemi sfidë , të qëndrojmë bashkë në diell e në shira!
Zoti është më i madhi , e vetëm te ai ndihmë kërkojmë !
Faleminderit gjithve ❤️ Vazhdojmë tutje ! ??
Gramoz Aliu ( Mozzik ) @fundjavendryshe @arberhajdari“.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Arritëm diçka qe se kemi bërë kurrë së bashku !!!! Arritëm 1 milion dollarë para së bashku ,për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri. O Shqiptarë kurrë më të bashkuar nuk iu pasna pa,lus Zotin të jemi gjithmonë kshtu në këtë ritëm ! Fshehurazi pom rrjedhin lotët , lot dhimbje për humbjen e viktimave,për trishtimin qe e panë sytë e njerëzve..e ai loti i fundit po më jep shije krenarie e gëzimi,po ma zbërthen fjalën " Bashkë ia dalim" Jeta ka sprova të shumta,çdo ditë e kemi sfidë , të qëndrojmë bashkë në diell e në shira! Zoti është më i madhi , e vetëm te ai ndihmë kërkojmë ! Faleminderit gjithve ❤️ Vazhdojmë tutje ! ?????????? Gramoz Aliu ( Mozzik ) @fundjavendryshe @arberhajdari

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat