Angela Martini strehon dhe i ofron ushqim një familje shtatë anëtarëshe

Mediale Vip

Angela Martini strehon dhe i ofron ushqim një familje shtatë anëtarëshe

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 08:28
Angela Martini

Kanë qenë të shumtë figurat publike që kanë ofruar ndihmë për familjet e prekura nga termeti në Shqipëri. Në mesin e tyre edhe Angela Martini e cila së bashku me gazetarin Eraldo Rexho kanë strehuar një familje shtatë anëtarëshe.

“Me iniciativën time dhe me ndihmën e mikut tim të mirë @eraldorexho ndihmuam me strehim dhe ushqim një familje me shtatë anëtarë, të cilët e kanë të pajetueshme banesën e tyre.

Hapësira ku i vendosëm u kontraktua për zyrat e selisë së fondacionit që prej muajsh po punojmë për ta vënë në funksion të shqiptarëve në nevojë. Bashkë mund të bëjmë gjëra të mëdha, ndaj na ndihmoni të rrisim kapacitetet për të ndihmuar të gjitha familjet e prekura nga tërmeti”, ka shkruar Angela Martini.

Ndërsa deri tani janë mbledhur mbi 20 mijë dollarë në “GoFund” të hapur nga Angela Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat