Neki Emra ndihmon familjen nga Gjilani që humbi dy persona nga tërmeti, kjo është shuma që ua dhuroi

Mediale Vip

Neki Emra ndihmon familjen nga Gjilani që humbi dy persona nga tërmeti, kjo është shuma që ua dhuroi

Nga: G.B Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 14:32
Neki Emra

Në mesin e dhjetëra të vdekurve nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, humbën jetën edhe dy persona nga Gjilani.

Shumë njerëz kanë vizituar familjen e tyre dhe u kanë ndihmuar financiarisht, derisa një gjë të tillë e ka bërë edhe këngëtari i njohur Neki Emra, përcjell Bota sot.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, derisa ka treguar se familjes Abazi ia ka dhuruar 620 euro të mbledhura nga një mbrëmje humanitare në lokalin TapRoom.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Pas iniciatives se perbashket ne mbremjen humanitare te organizuar ne lokalin TapRoom, ku dhuram CD falas per te gjithe ata qe kontribuan, ne mblodhem 620 euro para se bashku me te gjithe musafiret te cileve ju falenderohemi nga zemra.

Keto para vendosem tju dhurojme familjes Abazi, se dy viktimave nga Gjilani te termetit ne Durres. Se bashku me pronaret e TapRoom vendosem te shkojm e ti ngushellojme familjaret, e te sigurohemi se ju dergojme parate e dhuruara nga te gjithe ne dhe musafiret.

Zoti e ruajt gjithe familjen e viktimave, e ju faleminderit, te gjithe musafireve te TapRoom'it qe kontribuat.

Neki Emra.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat