“Në këtë botë të gjithë jemi kalimtarë”, Endri dhe Stefi Prifti reflektim pas tërmetit - Bota Sot
“Në këtë botë të gjithë jemi kalimtarë”, Endri dhe Stefi Prifti reflektim pas tërmetit

Mediale Vip

“Në këtë botë të gjithë jemi kalimtarë”, Endri dhe Stefi Prifti reflektim pas tërmetit

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 14:23
Endri dhe Stefi Prifti

Dy vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti kanë reaguar lidhur me tërmetin e 26 nëntorit i cili la pas 51 viktima duke treguar dhimbjen e tyre si dhe kanë dhënë një mesazh shumë domethënës për të gjithë shqiptarët.

Nga ajo çka kaluam javën e kaluar, Endri dhe Stefi janë shprehur se e gjitha kjo duhet të na shërvejë për të reflektuar mbi jetën dhe të shpresojmë për një të nesërme më të mirë. Gjithashtu kanë treguar mirënjohje për të gjithë ata që u solidarizuan dhe nxorrën në pah një nga të  mirat më të mëdha të shqiptarëve, të cilat përfaqësojnë shumicën tonë.

“Kjo është fotoja që ka përfaqësuar imazhin tonë dy vitet e fundit. Qëllimisht, e menduar, e thellë dhe reflektuese. Ndoshta, shumëkush më parë ka bërë pyetjen: pse kjo gjendje? Pse kjo foto?! Sa shumë kemi për të reflektuar, për të korrigjuar, për tu bërë njerëz normal…!

Kam një javë, nuk kam shkruar… asgjë! Po, çfarë të thuash kur gjërat marrin goditje fatale dhe gjithçka del sheshit..?! Zoti, (natyra nëse doni..), bëri një lajmërim të fortë, tronditës dhe me pasoja të rënda. Por, ku e dimë ne, se Ai nuk na ka shpëtuar nga një tragjedi dhjetra apo qindra herë më e madhe që mund të ndodhte nëse nuk do ndodhte kjo që ndodhi? Ku e dimë ne, se sa të thella ishin mëkatet dhe fajet tona në raport me familjen, shoqërinë, natyrën apo vetë Zotin?

Një gjë thuajse e dinim të gjithë! – Shoqëria shqiptare në degradim të vazhdueshëm, në degjenerim, korrupsion për tu treguar me gisht në gjithë Europën dhe shumë pak besim. Prandaj, së pari duhet të themi: Faleminderit Zot për shpëtimin 🙏🏻

Dhimbja për viktimat dhe familjet e prekura nga ky tërmet fatal është kaq e thellë dhe kaq e madhe sa na la pa fjalë! Ajo që kemi përjetuar të gjithë në familjet tona, e tmerrshme dhe shokuese! Dëmet, kaq të mëdha! Le të lutemi që më e keqja ka kaluar…! Dhe, mbi të gjitha duhet të reflektojmë dhe të shpresojmë për një të nesërme më të mirë. Ndoshta, e gjithë kjo që ndodhi ka disa të mira për tu kuptuar: -Të kuptojmë se jemi kalimtarë në këtë botë!

Të kuptojmë se ligjet duhen respektuar dhe jo të abuzohet sipas dëshirës, vetëm për interesa idiote! Më vjen mirë që solidariteti, interesi dhe vëmendja e shqiptarit për shqiptarin u zgjua dhe pavarësisht të pafeve – hajdutëve ordinerë, në thelb këto veti po përfaqesojnë shumicën tonë. Të besojmë dhe të lutemi më shumë në Zot 🙏🏻”, shkruajnë vëllezërit korçarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat