Modelja ia sheh ‘sherrin’ Donald Trump, askush nuk e kontakton më për modelim!

Mediale Vip

Modelja ia sheh ‘sherrin’ Donald Trump, askush nuk e kontakton më për modelim!

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 22:50
Elizabeth Pipko

Modelja e famshme, Elizabeth Pipko ka thënë se më nuk mund të mbështesë presidentin Donald Trump, pasi që shumë njerëz ja kanë kthyer shpinën.

Modelja e “Maxim” ka thënë se nuk mund të funksionojë siç duhet pasi ishte përfshirë në fushatën e Presidentit Trump, duke e mbështetur atë.

“Pasi unë dola në mbështetje të Presidentit Trump vura re që shumica e kontakteve të mia të modelimit shpejt ma kthyen shpinen mua”, ka thënë Pipko, shkruan Daily Mail.

Ajo tha pasi që u zbulua se kush e mbështeti atë gjatë fushatës, askush nuk donte që ajo të modelonte.

“Nuk mund të punoja më, sepse e dinë që unë isha e angazhuar për fushatën e presidentit Trump”, ka thënë Pipko.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat