Bebe Rexha tregon: Jam një telefonatë larg bashkëpunimit më Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max - Bota Sot
Bebe Rexha tregon: Jam një telefonatë larg bashkëpunimit më Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max

Mediale Vip

Bebe Rexha tregon: Jam një telefonatë larg bashkëpunimit më Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 16:18
Rita, Dua, Bebe dhe Ava

Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha ka dhënë këtë të premte, intervistën e saj të parë në Shqipëri, në emisionin e Eraldo Rexhos, “Lart e Poshtë” me gazetarin Andi Vrapi.

Në një bisedë mjaft cool dhe interesante në makinë rrugës për në aeroport, nga ku Bebe do të nisej drejt Chicagos, ajo ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta e saj private dhe karriera.

E pyetur nga Andi lidhur me faktin nëse në albumin e saj të ri do të ketë bashkëpuntorë shqiptarë, Bebe ka rrëfyer një detaj mjaft interesant.

“Dua shumë të bëj një këngë me Ritën, Duan dhe Ava Max. E ke parasysh, të gjitha vajza, fuqia e vajzave. Por ndonjëherë është e vështirë sepse çdokush ka planet dhe agjendën e vet!”, – ka rrëfyer Bebe.

E pyetur nga gazetari nëse ky është një paralajmërim, ajo tregon: “Unë jam veç një telefonatë larg…”.

Por mesa duket, telefonata duhet të vijë nga vajzat e tjera sepse Bebe është tepër e zënë me turneun e saj me Jonas Brothers.

Intervistën e plotë të Bebe Rexhës në “Lart e Poshtë” e gjeni në linkun e mëposhtëm:

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat