Dje u mbajt nata finale e festivalit të këngës “Kënga Magjike 2019”.
Në Pallatin e Kongreseve, sonte u mbajt nata finale e festivalit të këngës “Kënga Magjike 2019”.
Fituesja e çmimit kryesor u shpall Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”.
Vendin e dytë e zuri Fifi me këngën “Marova”, ndërsa të tretin Anxhela Peristeri me këngën “Dikush i Imi”.
Pas marrjes së çmimit Eneda tha se do të donte që ky çmim të ndahej përgjsymë dhe t’ia jepte pjesën tjetër Fifit.
Kujtojmë se ky edicion i “Kënga Magjike” erdhi më ndryshe se herët e tjera, me mision bamirës për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Të hollat që u fituan nga ky festival do të për ndihma ndaj familjeve që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit.