Hailey nuk dëshiron më konflikte me Selena-n: S’duhet t’u japim njerëzve arsye të ndezin zjarr - Bota Sot
Hailey nuk dëshiron më konflikte me Selena-n: S’duhet t’u japim njerëzve arsye të ndezin zjarr

Mediale Vip

Hailey nuk dëshiron më konflikte me Selena-n: S’duhet t’u japim njerëzve arsye të ndezin zjarr

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 06:27
Ilustrim

Në vitin 2018, pak muaj pasi i kishte dhënë fund lidhjes me Selena Gomez-in, Justin Bieber u rikthye te Hailey Baldwin, me të cilën dikur kishte pasur një romancë të shkurtër. Disa kohë më vonë ata u martuan dhe fansat u ndanë në dy grupe; mbështetësit e Selena-s dhe ata të Hailey-t. Hailey dhe Selena duket se kanë qenë gjithë kohën në një rivalitet të heshtur prej atëherë, ose të paktën kështu mendojnë fansat.

Pak javë më parë, Selena publikoi dy këngë, të cilat dukeshin hapur një dedikim për Justin-in. Menjëherë pas publikimit të këngëve, Hailey reagoi me një postim në rrjetet sociale, ku shkruhej: “Do të të vras”. Kjo u mor nga fansat si një reagim për këngët e Selena-s dhe siç ndodh në internet, çështja u bë e madhe.

Mirëpo, së fundmi, në një intervistë për British Vogue, Hailey është shprehur kundër dramave që krijojnë rrjetet sociale. Madje, duket se ka ngritur flamurin e paqes me Selena-n.

“Mendoj se mediat sociale janë një vend toksik. Njerëzit nxisin drama mes grave dhe vajzave duke u munduar t’i vendosin ato kundër njëra-tjetrës. Krijojnë histori që janë thjesht... toksike. Mendoj se kjo është diçka që duhet të ndryshojë, duhet të marrë fund. Njerëzit duhet të bashkojnë platformat e tyre dhe t’i mbysin dramat. Nuk duhet t’u japim njerëzve arsye të ndezin zjarr duke krijuar drama dhe duke u sjellë keq me njëri-tjetrin”, -është shprehur ajo.

Shpesh Hailey ka treguar se e mbështet Selena-n duke pëlqyer postime ku ajo është e etiketuar. Madje, dikur, para se të njihej me Justin-in, modelja ka qenë një fanse e madhe e çiftit Bieber-Gomez, që asokohe njiheshin si Jelena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat