Eneda Tarifa: Çuditërisht kënga u përshtat edhe me situatën aktuale - Bota Sot
Eneda Tarifa: Çuditërisht kënga u përshtat edhe me situatën aktuale

Mediale Vip

Eneda Tarifa: Çuditërisht kënga u përshtat edhe me situatën aktuale

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 08:51
Eneda Tarifa

Eneda ka folur pas fitores në “Kënga Magjike”.

Kënga “Ma zgjat dorën” e Eneda Tarifës u zgjodh si realizimi më i mirë në edicionin e sivjetmë të festivalit “Kënga Magjike”.

Pas triumfit të saj, këngëtarja është shprehur e emocionuar duke thënë se kënga e saj çuditërisht u përshtat edhe me situatën e krijuar pas tërmeteve në Shqipëri.

“Ndihem shumë e kënaqur që i gjithë mundi edhe puna që kam bërë për këtë këngë u kurorëzua me një çmim”.

“Çuditërisht u përshtat edhe me situatën që po kalonim dhe njerëzit e kanë bërë le të themi si kolonë zanore të asaj që ndodhi. Jam e emocionuar, më vjen për të qarë, nuk e di si po e mbaj”, ka deklaruar Eneda.

Në vend të dytë ishte kënga që mori brohoritjet pa ndërprerje të publikut në sallë, “Marova” e kënduar nga Fifi. Ndërsa vendi i tretë shkoi për Anxhela Peristerin me këngën “Dikush i imi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat