Robert Berisha fotografohet duke u puthur me ‘të dashurën e re’ në Prishtinë

Mediale Vip

Robert Berisha fotografohet duke u puthur me ‘të dashurën e re’ në Prishtinë

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 19:02
Robert Berisha

Qe një kohë të gjatë ka krijuar kaos të madh tek audienca shqiptare duke nxjerrë thashetheme për lidhje të reja e besa edhe për një ri-bashkim të mundshëm.

Këngëtari shqiptar nga Kosova, Robert Berisha nuk ka edhe shumë që është ndarë nga tashmë ish-gruaja e tij, Nora Istrefi me të cilën ka një vajzë.

Pavarësisht kësaj, një darkë me këtë të fundit ka nxitur polemika të shumta rreth mundësisë së një ribashkimi.

Por disa fotografi që i ka siguruar “Review” hedhin poshtë mundësinë e një ribashkimi, pasi që Berisha shihet të jetë fort i afërt me një vajzë identiteti i të cilës ende nuk dihet.

Në foto mund të vërehet qartë afërsia e këngëtarit me vajzën misterioze, e cila nuk i ndahet për asnjë moment këtij të fundit.

Fotografitë e siguruar janë shkrepur në një kafene në Prishtinë, e në njërën prej tyre Robert Berisha duket sikur po shkëmben puthje.

Më parë, ishte raportuar edhe për një lidhje të mundshme mes Berishës dhe një modeleje shqiptare por që asnjëherë nuk u pohua apo mohua nga këngëtari.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat