E fshiu tani!!! Noizy shpërthen ndaj Ardit Gjebreas: “Je artist i vogël” - Bota Sot
E fshiu tani!!! Noizy shpërthen ndaj Ardit Gjebreas: “Je artist i vogël”

Mediale Vip

E fshiu tani!!! Noizy shpërthen ndaj Ardit Gjebreas: “Je artist i vogël”

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 17:16
Noizy, Ardit Gjebrea

Noizy është artisti që ka dalë hapur kundër formulës dhe festivalit “Kënga Magjike”.

Reperi ka pasur një reagim të ashpër në Instagram kundrejt drejtuesit të festivalit Ardit Gjebrea e madje ka shkuar deri aty sa e ka quajtur producentin si ‘artist të vogël’.

Nën një video, e cila është fshirë dhe nuk gjendet më në profilin e tij, Noizy ka publikuar një moment kur salla duartoket dhe brohoret për emrin e Fifit më shumë se sa për fituesen Eneda Tarifa.

Ai është shprehur se nuk mund të hesht përballë padrejtësive të tilla e shkruan:

“FAKE, besoj e degjuat reagimin e salles kush e fitoj, po ashtu si salla mendon dhe shumica e njerzve qe ju ndjekin pas ekranit, të them të drejten nuk kam degjuar asnje kenge nga ky emision, por gjithsesi jam une serisht ai qe ska frike të flas mbi pa drejtesite, ky nuk eshte thjesht biznes por lendon zemren e nje artisti të vertet. Po me ty e kam drejtues i emisionit, duket qe je artist i vogel. Sepse duhet ta kuptosh qe sapo i vrave zemren nje artisti duke ber me hile & duke pare intereset para drejtesise. Gjitha kto VOTIME JAN FAKE. KING ZINJO”

Image

Ky postim i Noizy-t ka qëndruar vetëm pak minuta në profilin e tij pasi është hequr nga reperi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat