Këngët e Dafina Zeqirit janë dëgjuar në 79 shtete të botës nga 468 mijë njerëz gjatë vitit 2019

Mediale Vip

Këngët e Dafina Zeqirit janë dëgjuar në 79 shtete të botës nga 468 mijë njerëz gjatë vitit 2019

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 08:54
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur e skenës tonë muzikore, Dafina Zeqiri, viteve të fundit është shndërruar në një nga artistet më të kërkuara shqiptare.

Ajo këtë vit solli plot projekte të suksesshme, të cilat u shndërruan në hite menjëherë dhe kjo dëshmohet më së miri me klikimet e shumta që ka arritur të marrë në platformat e ndryshme muzikore si: YouTube dhe Spotify.

Kur jemi tek kjo e fundit, si një nga aplikacionet muzikore më të pëlqyera tashmë është kthyer në më të përdorurin nga artistët dhe dëgjuesit e muzikës.

Si çdo herë tjetër, në fund të çdo viti Spotify bën përmbledhjen se sa herë janë dëgjuar këngët e një artisti në të.

Si njëra nga këngëtaret më të frekuentuara në këtë platformë, duket se gjatë këtij viti Dafina ka pasur shumë sukses në të.

Sipas publikimeve, këngët e saj janë dëgjuar në 79 vende të botës, nga 468 mijë njerëz që kanë dëgjuar 7.4 milionë herë këngët.

Përkundër viteve në skenë, artistja Zeqiri vazhdon të jetë në top formë dhe shumë aktive me mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat