Modelja nudo përballet me grabitësin që iu fut në shtëpi, dalin pamjet - Bota Sot
Modelja nudo përballet me grabitësin që iu fut në shtëpi, dalin pamjet

Mediale Vip

Modelja nudo përballet me grabitësin që iu fut në shtëpi, dalin pamjet

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 14:03
Danii Banks

Një modele është përballur në mënyrën me të sikletshme me një hajdut që kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e saj.

Modelja Danii Banks, 29 vjeçe, ishte duke fjetur kur dëgjoi një zhurmë të fortë. Qentë e saj filluan të lehnin dhe modelja u zgjua për të parë çfarë kishte ndodhur.

Sikurse ishte, nudo, ajo shkoi në dhomat e tjera të shtëpisë dhe aty u përball me një person të armatosur i cili kishte hyrë për të vjedhur. I dyshuari kërkonte para dhe e detyroi modelen që të hapte kasafortën, por brenda nuk gjeti asgjë.

Më pas u largua nga shtëpia. E gjithë kjo skenë është filmuar nga një kamera brenda shtëpisë, pamje të cilat janë publikuar për herë të parë nga “TMZ”.

Danii Banks njoftoi policinë për ngjarjen e ndodhur. Deri tani asnjë arrestim nuk është bërë. Ngjarja ka ndodhur në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat