Edhe Sami Lushtaku i ftuar në dasmën e Kreshës dhe Erzinës

Mediale Vip

Edhe Sami Lushtaku i ftuar në dasmën e Kreshës dhe Erzinës

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 22:28
MC Kresha, Sami Lushtaku dhe Erzina Shehu

Ish-kryetari i Skenderajt është i pranishëm në dasmën e reperit.

Mc Kresha dhe përfaqësuesja e ‘Zara’ Erzina Shehu sot lidhin kurorë, çifti kanë organizuar një dasmë në një nga lokalet luksoze të Prishtinës, ku mysafirë përveç fytyrave të shoubizit janë edhe disa personalitete të politikës.

Bëhet fjalë për isht kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku në profilin e tij zyrtar në Facebook ka ndarë një imazh bashkë me çiftin, ku i uron atyre një jetë të gjatë dhe të lumtur.

“I nderuar që sonte po marr pjesë në dasmën e familjes Fazliu nga Prekazi. Djali i kësaj familje, artisti i njohur Mc Kresha, sonte po kurorëzon dashurinë e tij me bukuroshen Erzina Shehu.

Qiftit të ri i dëshiroj shëndet, jetë të gjatë e të lumtur pranë njëri-tjetrit. SL” postimi i Lushtakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat