Të gjithë u tallën me të për Dubai, ky është kunji i Artës pas fjalimit të Trump

Mediale Vip

Të gjithë u tallën me të për Dubai, ky është kunji i Artës pas fjalimit të Trump

Më: 9 janar 2020 Në ora: 06:40
Arta Nitaj

Mbrëmë Irani sulmoi disa baza amerikane në Irak si shenjë hakmarrje për vrasjen e Qaseem Sulejmani

Irani pas sulmeve po ashtu bëri një paralajmërim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës se do të sulmonin Dubain, nëse SHBA do të merrte vendim për ti sulmuar ata si kundërpërgjigje.

E pas sulmit shumë komentues nëpër rrjetet sociale kanë thumbuar VIP-at shqiptarë që për momentin janë në Dubai duke pushuar, e të cilët uronin që “ata/ato të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpitë e tyre”.

Image

Por, sot SHBA vendosi vetëm disa sanksione ekonomike kundër Iranit dhe tha se në bazat amerikane nuk ka pasur asnjë ushtarë të lënduar.

E këtij vendimi duket se i është gëzuar Arta Nitaj e cila pas fjalimit të Donald Trump ka dalë me një postim në InstaStory.

“Koka mirë me dal me festu që spo bohet luftë në Dubai”, ka shkruar ajo në postimin e saj në InstaStory.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat