Fundjava e rikthen “të lumtur në ekran”. Arbana Osmani: Momenti, kur do të hiqja dorë nga emisioni im

Mediale Vip

Fundjava e rikthen “të lumtur në ekran”. Arbana Osmani: Momenti, kur do të hiqja dorë nga emisioni im

Më: 13 janar 2020 Në ora: 23:34
Arbana Osmani

Arbana Osmani,do të rikthehet në ekran me emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.

Gjashtë ditë para emisionit, moderatorja ka realizuar një mini-intervistë me ndjekësit e saj në Instastory, për të zbuluar sa më shumë detaje rreth programit.

Më 18 Janar rikthehet në ekran emisioni i saj i parë për këtë sezon.

Një ndër njekësit e ka pyetur nëse ekziston ndonjë arsye, për të cilën Arbana do të hiqte dorë nga “Dua të të bëj të lumtur”.

Ajo ka treguar se do të zgjidhte diçka tjetër nëse nuk do t’i falte më emocion programi.

Por tha se nuk do e linte kurrë në gjysmë.

“Nëse nuk do më falte më emocion, do të zgjidhja diçka tjetër por nuk do lija kurrë ne mes diçka për aq kohë sa e kam marrë përsipër”, u përgjigj Arbana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat