Pas nëntë vitesh bashkë, çifti i njohur i japin fund lidhjes - Bota Sot
Pas nëntë vitesh bashkë, çifti i njohur i japin fund lidhjes

Mediale Vip

Pas nëntë vitesh bashkë, çifti i njohur i japin fund lidhjes

Më: 15 janar 2020 Në ora: 09:46
Vanessa Hudgens dhe Austin Butler

Vanessa Hudgens dhe Austin Butler janë ndarë pas nëntë vitesh lidhje.

Vanessa Hudgens and Austin Butler i kanë dhënë fund lidhjes, shkruan E!News.

Pas gati nëntë vitesh bashkë, aktorja e “High School Musical” dhe aktori i “Once Upon a Time in Hollywood” kanë vendosur t’i ndajnë rrugët.

Të famshmit të pari nxitën thashetheme për lidhje në shtator 2011, rreth një vit pas ndarjes së Hudgens nme Zac Efron.

Ndërsa, pasi iu bë publike lidhja, Hudgens dhe Butler u bënë të pandashëm, duke ndarë momente të ëmbla së bashku, ndër vite.

Muajt e fundit, megjithatë, duket sikur Hudgens, 31 vjeç dhe Butler, 28 vjeç, kanë kaluar kohë larg njëri-tjetrit.

Aktorja ka qenë duke xhiruar për “The Princess Switch 2”, ndërsa Butler besohet se është duke xhiruar për filmin e radhës.

Gjatë gjithë kohës sa ishin në lidhje, Hudgens ka postuar rregullisht foto në rrjete sociale bashkë me Butler.

Por, muajt e fundit ai ka munguar dukshëm në postimet e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat