Nuk do i pëlqej! Loredana nuk vonon dhe i kthen përgjigje Mozzikut

Mediale Vip

Nuk do i pëlqej! Loredana nuk vonon dhe i kthen përgjigje Mozzikut

Më: 15 janar 2020 Në ora: 13:02
Loredana Zefi dhe Mozzik

Ditën e djeshme Mozzik u shpreh ashpër në rrjete socilae pas deklaratës së Loredanës.

Reperi i’u  drejtua ashpër reperes duke i thënë se në çdo rast ajo është duke e përdorur vajzën e tyre Hanën si ‘armë’ për tu viktimizuar dhe të nxjerrë veten si të pafajshme.

"Ti je ‘nënë’ e një nëne nuk i ka hije të gënjejë sepse është ligësi. E një ‘nëne’ nuk i ka hije të gënjejë. Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t’u viktimizuar, për t’u bërë viktimë, kinse e dashur. Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e do, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë. Mua më njeh ti, familja jote, rrethi yt, kush jam unë shumë mirë, e shumë mirë të njohin dhe ty. Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë 'shkroi ndër të tjera reperi.

Ndërkohë Loredana nuk e ka lënë me kaq.

Ajo ka publikuar një fjalim të Oprah Winfrey që u referohet atyre njerëzve që nuk gëzohen nga triumfet e tua.

'Njerëzit nuk të pëlqejnë gjithmonë, ata nuk janë të lumtur për ty. Dhe nëse e rrethon veten me njerëz që nuk janë mësuar me suksesin tënd, ata frikësohen, sepse reflekton ndaj tyre diçka që nuk e njohin. Njerëzit që duan më të mirën për ty, duan që ti të bësh më të mirën”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e saj.

Me sa duket Mozzik futet te këta njerëz, sipas Loredanës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat