Këngëtari i “The Wiggles”, Greg Page pëson arrest kardiak në skenë

Mediale Vip

Këngëtari i “The Wiggles”, Greg Page pëson arrest kardiak në skenë

Më: 18 janar 2020 Në ora: 18:29
Grupi “The Wiggles”

Greg Page, themelues i grupit muzikor për fëmijë “The Wiggles”, ka humbur vetëdijen gjatë një koncerti në Sydney.

Ai kishte interpretuar për një orë e gjysmë në skenë, para se të pësonte arrest kardiak – bën të ditur BBC.

Në një njoftim të grupit thuhet se muzikanti është dërguar në spital dhe është duke u mjekuar.

Grupi “The Wiggles” u themelua në vitin 1991 dhe ka shituar dhjetëra miliona CD dhe DVD anekënd botës.

Page ka qenë themelues i grupit dhe këngëtari kryesor. Ai u pensionua për shkak të gjendjes shëndetësore në vitin 2006, për t’u kthyer shkurt në vitin 2012 me ç’rast u tërhoq sërish.

Të enjten ishte ditëlindja e tij e 48-të, ndërsa ky koncert ishte pjesë e përpjekjeve bamirëse për t’i ndihmuar të prekurit nga zjarret në Australi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat