Dasma 8 milionë dollarëshe e miliarderes me manjatin grek bën xhiron e botës! - Bota Sot
Dasma 8 milionë dollarëshe e miliarderes me manjatin grek bën xhiron e botës!

Mediale Vip

Dasma 8 milionë dollarëshe e miliarderes me manjatin grek bën xhiron e botës!

Më: 19 janar 2020 Në ora: 08:08
Dasha Zhukova, Stavros Niarchos

Ish-gruaja e miliarderit të Chelsea-t Roman Abramovich, Dasha Zhukova ka lidhur kurorë me të dashurin e saj Stavros Niarchos.

Ceremonia martesore e çiftit ka ndodhur në praninë e 300 miqve dhe familjarëve të premten mbrëma në St.Moritz.

Koleksionistja e artit, 38-vjeçare dhe partneri i saj, një manjat grek multimiliarder pronar anijesh, 34-vjeçar janë celebruar zyrtarisht në tetor në Paris, ndërsa janë zhvendosur këtë fundjave në alpet zviceriane për një ceremoni luksoze që përflitet se ka kushtuar plot 8 milionë dollarë.

Dasha Zhukova ka qenë e martuar me oligarkun rus për 10 vite dhe në 2017-ën i dhanë fund martesës me një divorc që ka kushtuar miliona dollarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat