Harry flet për herë të parë pas vendimit që mori: Për sa kohë gjërat janë kështu, s’kam zgjidhje tjetër - Bota Sot
Harry flet për herë të parë pas vendimit që mori: Për sa kohë gjërat janë kështu, s’kam zgjidhje tjetër

Mediale Vip

Harry flet për herë të parë pas vendimit që mori: Për sa kohë gjërat janë kështu, s’kam zgjidhje tjetër

Më: 21 janar 2020 Në ora: 06:52
Harry, Meghan

Princi Harry (i cili tani do të quhet thjesht Harry) dhe Meghan Markle shpallën pak ditë më parë vendimin e tyre për të hequr dorë nga detyrat mbretërore, duke u bërë financiarisht të pavarur. Ata treguan gjithashtu se jeta e tyre tani do të ndahej mes Britanisë së Madhe dhe Amerikës së Veriut.

Më në fund, Harry ka folur publikisht rreth kësaj çështjeje në një event bamirësie në Londër, të cilin ai e themeloi në 2006-ën.

“Mbretëria e Bashkuar është shtëpia dhe vendi që dua. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Vendimi që mora së bashku me bashkëshorten time, për t’u larguar, nuk ka qenë i lehtë. Është marrë pas shumë muajsh që bisedonim dhe pas shumë vitesh sfidues. E di që jo gjithmonë kam vepruar siç duhet, por për sa kohë gjërat janë kështu, nuk kam zgjidhje tjetër. Shpresonim të vazhdonim t’i shërbenim mbretëreshës, federatës dhe shoqatave të mia ushtarake, por pa financim publik. Fatkeqësisht, kjo nuk ishte e mundur”, -është shprehur ai.

Meghan dhe Harry do të humbasin edhe titujt e tyre mbretërorë dhe gjithashtu do t’u kthejnë taksapaguesve 2.4 milionë paundë, para të përdorura për rinovimin e shtëpisë së tyre, Frogmore Cottage.

“E mora këtë vendim duke ditur që nuk do të ndryshonte kush jam unë apo sa i përkushtuar jam. Shpresoj që ju ta kuptoni këtë hap timin, drejt një jete që shpresoj të jetë më e qetë. Unë kam lindur në këtë jetë dhe është një nder i madh t’i shërbej vendit tim dhe mbretëreshës.
Kur humba nënën time, 23 vite më parë, ju më morët në krahët tuaj. Jeni kujdesur për mua gjithë kohën, por media është një forcë e fuqishme dhe shpresoj që një ditë mbështetja kolektive për njëri-tjetrin të jetë më e madhe se kaq. Kam pasur gjithmonë shumë respekt për gjyshen dhe familjen time dhe u jam mirënjohës për mbështetjen që kanë treguar ndaj meje dhe Meghan-it në muajt e fundit”, -ka thënë Harry.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat