Është publikuar një fotografi e rrallë e Edona Llalloshit me ish-presidentin Rugova.
Dje ishte përvjetori i 14-të i vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Ish-presidentin e ndjerë e kujtuan shumë prej fytyrave publike, përfshirë këtu politikanë, aktorë e këngëtarë.
Në mesin e tyre ishin edhe Edona dhe Milot Llalloshi, ku shihet këngëtarja bashkë me babanë e saj, në takim me Ibrahim Rugovën.
“3 figura (ikona) ne nje foto”, ka shkruar Miloti sipër fotografisë që e postoi në Instagram.