Linda Halimi bëhet me nënshtetësi amerikane

Mediale Vip

Linda Halimi bëhet me nënshtetësi amerikane

Më: 22 janar 2020 Në ora: 22:35
Linda Halimi

Linda Halimi ka marrë nënshtetësinë amerikane.

Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi ka kohë që jeton në Amerikë.

Pas një jetese të gjatë atje sot ajo arriti ta marrë nënshtetësinë amerikane dhe lajmin e mirë e ndau vetë këngëtarja.

Linda zgjodhi llogarinë e saj në Instagram për t’i njoftuar ndjekësit e saj lidhur me këtë.

“Zyrtarisht një amerikano-shqiptare”, shkroi këngëtarja me prejardhje nga Vitia në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë se Linda Halimi është e martuar me reperin Davon Edwards, emri artistik i të cilit është Big D dhe së bashku e kanë një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Kaimana.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Officially an American Albanian ???????? ????????

A post shared by ♈️ ??????? ♈️ (@linditaworld) on

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat