Kourtney Kardashian iu përgjigjet thashethemeve rreth shtatzënisë

Mediale Vip

Kourtney Kardashian iu përgjigjet thashethemeve rreth shtatzënisë

Më: 23 janar 2020 Në ora: 18:07
Kourtney Kardashian

Kourtney Kardashain iu përgjigj spekulimeve swe ajo është shtatzënë, pas ribashkimit me Yunes Bendjima.

Kourtney Kardashian iu përgjigj spekulimeve rreth shtatzënisë, duke thënë “Do dëshiroja”, shkruan Cosmopolitan.

Kourney së fundi është ribashkuar me ish-të dashurin e saj, Yunes Bendjima, me të cilin ishte ndarë në gusht të vititi 2018.

Gjatë ditës së djeshme, ajo postoi një selfie para pasqyrës, ndërsa të shumta ishin komentet e ndjekësve, që e pyesnin se a është shtatzënë.

Çuditërisht, Kourtney nuk i injoroi dhe iu përgjigj menjëherë kësaj pyetjeje, duke thënë “Jo, do dëshiroja”.

Sipas burimeve të “People”, Kourtney është shumë e lumtur me Yunes ashtu sikurse edhe në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat