Për ‘faj’ të pritjes së ëmbël, Fatma Methasani dha një lajm të bukur për ndjekësit e saj

Mediale Vip

Për ‘faj’ të pritjes së ëmbël, Fatma Methasani dha një lajm të bukur për ndjekësit e saj

Më: 24 janar 2020 Në ora: 18:05
Fatma Methasani

Moderatores së njohur të InTv i kanë mbetur edhe fare pak kohë derisa të ketë në krahë fëmijën e saj të parë. Fatma Methasani dhe partneri i saj Alfio Rrotani, shumë shpejt do të bëhen prindër dhe e gjithë kjo kohë i është dedikuar tërësisht nënës në pritje. Sapo Fatma hoqi dorë nga televizioni për shkak të pritjes së ëmbël, nuk zgjati shumë edhe lajmi që televizioni InTv, do të ndryshojë version.

Këtë lajm Fatma e ka konfirmuar sot edhe vetë përmes një postimi në profilin e saj në Instagram duke ndarë një lajm të mirë edhe për karrierën e saj pas lindjes së bebit. Siç shkruan ajo, tani është tërësisht e fokusuar te pritja e ëmbël dhe bebi që do të vijë në jetë, por pasi kjo kohë të mbarojë, ajo do t’i rikthehet sërish televizionit që, siç duket, do të jetë një version i ri i InTv.

Nuk para bëj nga këto postime, por le të themi që e ka fajin pritja e ëmbël.

MAD 2014...Unë, një çamarroke me konversa që kërcente siper divanit.

IN 2019...Mbyll një kapitull 5-vjeçar të një emisioni që pa e kuptuar u bë stil jetese.

Sot… Do vazhdoj t’i mbaj konversat dhe pse kësaj here në zyrë, për të drejtuar televizionin që më mësoi se gjërat e bëra me dashuri, funksionojnë gjithmonë.

Për momentin, po presim me padurim bebushin, pastaj mezi pres gjithashtu t’i dedikohem edhe fëmijës artistik, të cilin, jam e bindur, ju do e dashuroni versionin e ri të IN tv Albania. Energjia apo dashuria e ekipeve që kanë ndërtuar e drejtuar Mad TV apo In Tv, dhe dashuria që më keni dhuruar ju që më keni ndjekur, më kanë frymëzuar pafund. Na presin gjëra të mrekullueshme. Është bukur të jesh IN. #INforLife

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat