Pas vdekjes së Kobe dhe të bijës, Kim: Qaj për gruan e tij

Mediale Vip

Pas vdekjes së Kobe dhe të bijës, Kim: Qaj për gruan e tij

Më: 27 janar 2020 Në ora: 10:46
Kim Kardashian

Kim është prekur nga vdekja e Kobe dhe vajzës së tij 13-vjeçare.

Basketbollisti Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna ndërruan jetë tragjikisht në një aksident me helikopter.

Kim Kardashian i ka kujtuar të ndjerët nëpërmjet publikimit të një fotografie pranë të cilës është shprehur se kur e kujton gruan e Kobe, Vanessën i vie të qaj.

Image

“Zemra më është rënduar. Askush nuk përjeton ato se çfarë janë duke kaluar tani familjet e përfshira. Kjo na ka prekur të gjithë ne, aq shumë por unë nuk mund të filloj të imagjinoj se çfarë po ndjen Vanessa duke humbur burrin dhe vajzën e saj. Unë qaj vetëm duke menduar për këtë. Unë jam duke u lutur për familjen Bryant, familjen Altobelli dhe familjet e të gjithë atyre që vdiqën në këtë tragjedi të pamendueshme. Pusho i qetë legjendë”, ka shkruar Kim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat