Babai i Meghan Markle, gati të dëshmojë kundër saj në gjykatë

Mediale Vip

Babai i Meghan Markle, gati të dëshmojë kundër saj në gjykatë

Më: 28 janar 2020 Në ora: 10:02
Babai i Meghan Markle

Thomas Markle ka premtuar se do të japë nga një intervistë në muaj, deri kur e bija Meghan Markle, të vendosë ta thërrasë apo ta takojë, në mënyrë që të njohë nipin e tij Archie.

Ai ka deklaruar se do të shkojë në gjykatë kundër së bijës, për të treguar sekrete të bujshme.

I thirrur si dëshmitari kryesor në çështjen mes Meghan Harry dhe britanikes ‘Mail on Sunday’, pas publikimit të një letre private të Markle, Thomas nuk dëshiron të tërhiqet pas.

Image

“Kur unë dhe Meghan të përfundojmë bashkë në gjykatë, do të jetë befasuese për të gjithë”, tha ai.

Në procesin gjyqësor do të flitet për një letër private të cilën Meghan ia ka dërguar të atit, një pjesë e së cilës ka dalë në publik, ku dalin në pah raportet e këqija babë e bijë. Bëhet fjalë për komunikimin e fundit mes tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat