Sherri me Roza Latin, Enca del jashtë parashikimeve me deklaratën

Mediale Vip

Sherri me Roza Latin, Enca del jashtë parashikimeve me deklaratën

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 21:33
Enca Haxhia dhe Roza Lati

Këngëtarja Enca Haxhia dhe moderatorja Roza Lati vitin e kaluar u përfshinë në një sherr të bujshëm. Kunjat për njëra-tjetrën nuk kanë munguar në intervistat ku kanë qenë të ftuara. Së fundmi Roza në një intervistë për “Prive”, kur u pyet se kë nuk do e ftonte në emisionin e saj pa ia përmendur emrin la të nënkuptohet se nuk do ta ftonte kurrë Encën.

“Nuk do e ftoja njërën që është mbretëresha e Instagramin sepse e ndjekin të gjithë 12 vjeçarët”, u përgjigj Roza.

Sot në “Prive” ishte e ftuar Enca dhe këngëtarja preferoi të mos e komentojë gjatë sherrin me Rozën, por përkundrazi deklaroi se kërkon të pajtohet e të mbajë marrëdhënie të mira me të gjithë ata të cilët është zënë.

“E vlerësoj punën e gjithkujt dhe nuk do doja kurrë të kapesha me një femër. Kur dikush përpiqet të hedhë baltë mbi punën time, do flas, por në raste të tilla kur duan thjesht vëmendje për një lajm, as nuk e marr mundimin të flas. I uroj kujtdo gjithë të mirat. Madje dëshiroj që këtë vit mos të vazhdoj asnjë situatë negative. I kam lënë të gjitha sherret, zënkat, keqkuptimet që kanë ndodhur. Kushdo që i ka ngelur qejfi me diçka, thjesht të më shkruajë dhe do i tregoj që unë kam vetëm energji pozitive”, u shpreh Enca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat