Robbie Williams dhe gruaja e tij mirëpresin birin pas lindjes nga nëna surrogato - Bota Sot
Robbie Williams dhe gruaja e tij mirëpresin birin pas lindjes nga nëna surrogato

Mediale Vip

Robbie Williams dhe gruaja e tij mirëpresin birin pas lindjes nga nëna surrogato

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 10:20
Robbie Williams dhe gruaja Ayda Field

Këngetari i njohur britanik Robbie Williams dhe bashkëshortja e tij Ayda Field kanë mirëpritur fëmijën e katërt, një djalë që lindi në ditën e Shën Valentinit nga një nënë e huaj e marrë me qera.

46-vjeçari ish-vokalist i grupit Take That dhe gruaja e tij 40-vjeçare e kanë quajtur djalin e ri Beau Benedict Enthoven.

Çifti ka treguar se kanë përdorur një nënë surrogato “të jashtëzakonshme” e cila gjithashtu ka qenë shtatzënë dhe ka lindur edhe bijën e tyre Colette Josephine Williams.

Image

Robbie e Ayda dhanë njoftimin duke shpërndarë fotot e të porsalindurit bashkë me tre fëmijët e tjerë, Coco dy vjeçe, Teddy shtatë, e Charlton, pesë.

Aktorja amerikane Ayda, shkruante në njoftim: “Në ditën e Shën Valentinit festojmë dhe ardhjen e Beau Benedict Enthoven Williams, i cili ashtu si Coco, është biologjikisht i yni por i lindur nga një nënë surrogato e mrekullueshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat