Me këtë fustan, Shkurte Fejza hyn në rend me nuset.
Të gjithë publikun ka pas vetës, tash e sa vite karrierë në skenën muzikore.
Shkurte Fejza është ndër këngëtaret më të dashura dhe më e respektuara nga publiku mbarëshqiptarë.
Kontributi i saj për vendin është i madh, Shkurta këndoi edhe atëherë kur ishte e vështirë të duhej atdheu, e të shkruhej lirshëm për të.
Ajo vazhdon të këndoi edhe në liri me vullnet e energji edhe më të madhe.
Këngëtarja është nënë e katër fëmijëve, tri vajzave e një djali. Gresa dhe Besiana janë fytyra të njohura për publikun shqiptarë, të cilat trashëguan talentin e së ëmës.
E përkundër kësaj, ajo e ka mbajtur mjaftë mirë vetën, duke u prezantuar gjithmonë si zonjë.
Pamja elegante dhe linjat e Shkurtës janë për lakmi, pavarësisht viteve e karrierës.
Ajo duket se është rinuar, duke sjellur për publikun freski përmes pamjes së saj, e stil të bukur.
Edhe në imazhet e fundit ajo duket e tillë, elegante, zonjë e vërtetë. Në fustanin e kaltërt dhe pozat që ka marrë, Shkurta iu bën konkurrencë edhe nuseve të reja.